Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në ftesën zyrtare për Lutjet e Mëngjesit, mori pjesë në darkën e hapjes së këtyre takimeve tradicionale ku takoi kongresmenë e personalitete tjera të shquara të jetës politike amerikane.
Kryetari Krasniqi, ka shkruar se “Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Postimi i plotë i Krasniqit
Kënaqësi e veçantë, të ritakoj kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.
Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.
Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!