Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot shefin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike dhe rolin e PDK-së si lidere opozitare.
Kryetari Krasniqi e informoi z. Davenport për reformat që po bëhen dhe dhënien e sa më shumë hapësire për njerëzit që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po i bashkohen PDK-së.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Në takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.
E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për tu dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.