Kryetari Krasniqi takon strukturat e degës së PDK-së në Prizren: Entuziazëm për punët e mira që kanë filluar këtu!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar strukturat e degës së partisë në Prizren, me ç’rast ka theksuar se ishte takim i frytshëm duke potencuar se “pashë një entuziazëm të madh për punët e mira që kanë filluar të bëhen në këtë qytet”.

Kryetari Krasniqi ka theksuar po ashtu se “në këtë takim ndamë shqetësimin se Qeveria po e shpërfill totalisht këtë gjendje, e cila po rëndohet çdo ditë e më shumë. PDK do të vazhdoj angazhimin e saj opozitar në ngritje të këtyre çështjeve, duke ofruar edhe alternativat e mundshme për zgjidhjen e tyre”.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Një takim i frytshëm me strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, ku pashë një entuziazëm të madh për punët e mira që kanë filluar të bëhen në këtë qytet.

Fatkeqësisht, e njëjta ndjesi nuk mbizotëron kur diskutohet për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në nivelin qendror, ku kriza e krijuar nga rritja enorme e çmimeve ka goditur edhe qytetarët e kësaj komune.

Në këtë takim ndamë shqetësimin se Qeveria po e shpërfill totalisht këtë gjendje, e cila po rëndohet çdo ditë e më shumë.

PDK do të vazhdoj angazhimin e saj opozitar në ngritje të këtyre çështjeve, duke ofruar edhe alternativat e mundshme për zgjidhjen e tyre.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.