Kryetari Krasniqi takon z. Alex Soros, i shpreh falënderim për nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas përfundimit të vizitës në Washington, ka takuar në Nju Jork, z. Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros.

Z. Krasniqi ka deklaruar se “Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Pas përfundimit të vizitës në Washington DC, dje në New York, takova Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi.

Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.