Bëhu përkrahës i PDK-së

Kryetari Krasniqi uron presidentin Begaj: Një Shqipëri e fuqishme i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon

Kryetari Krasniqi uron presidentin Begaj: Një Shqipëri e fuqishme i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë për postin e ri.

Krasniqi është shprehur se me institucione të fuqishme, Shqipëria i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.

“Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, zotëri Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë. Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri!”, ka shkruar Krasniqi.


Shpërndaje: