Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kryetari Krasniqi ka cekur se “me këtë rast, i uroj të gjithë qytetarët e besimit Islam për këtë festë të rëndësishme fetare, e cila, tradicionalisht, ka shërbyer si ditë e afrimit, solidaritetit dhe dashurisë me njëri-tjetrin”
Urimi i plotë i z. Krasniqi:
Bashkë me kolegë, sot ishim në vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Me këtë rast, i uroj të gjithë qytetarët e besimit Islam për këtë festë të rëndësishme fetare, e cila, tradicionalisht, ka shërbyer si ditë e afrimit, solidaritetit dhe dashurisë me njëri-tjetrin.
Andaj, sot, siç e do zakoni i kësaj feste, krahë hapur e zemër plotë, ta bëjmë këtë Bajram shembull të mirëkuptimit e tolerancës me familjarët, fqinjët, miqtë, kolegët dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë.
Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet tuaja!