Washington, Kryetari Krasniqi viziton dy fondacione të njohura, “The National Endowment for Democracy” dhe “Heritage”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Washington D.C., është pritur në takime të ndara, në dy fondacione të njohura, “The National Endowment for Democracy – NED” dhe në fondacionin “Heritage”.

“Me miq dhe mbështetje aktive nga SHBA-të, shteti ynë do të jetë më demokratik, më i sigurt, me ekonomi më të zhvilluar dhe, po ashtu, me shoqëri civile e media aktive të cilat do të mbikëqyrin të lirë secilin proces”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social.

Postimi i z. Krasniqi:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington DC, zhvillova dy takime të frytshme në Fondacionin Kombëtar për Demokraci (The National Endowment for Democracy – NED) dhe në Fondacionin Heritage.

Presidentit të NED, Damon Wilson, duke e falënderuar për kontributin e tij të deritanishëm, i kërkova që të vazhdojë punën e mirë në demokratizimin e institucioneve, me theks të veçantë fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të lira e të pavarura.

Ndërkaq, zëvendës presidentin e Fondacionit Heritage, James Jay Carafano, e falënderova për angazhimin në vendosjen e Kosovës në hartën globale ekonomike, përmes përfshirjes së Kosovës në Indeksin e Lirive Ekonomike, një raport vjetor i këtij fondacioni, në të cilin pasqyrohet liria ekonomike dhe korrelacioni i saj me faktorë substancialë si gjendja e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, ambientit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror.

Me miq dhe mbështetje aktive nga SHBA-të, shteti ynë do të jetë më demokratik, më i sigurt, me ekonomi më të zhvilluar dhe, po ashtu, me shoqëri civile e media aktive të cilat do të mbikëqyrin të lirë secilin proces!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.