Kryetari Krasniqi vlerëson trajnerin Blazheviç, me rastin e vdekjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e vdekjes së trajnerit meritor të KF “Prishtina”, Çiro Blazheviç, e ka vlerësuar lartë duke theksuar se ai do të mbetet përgjithmonë një titan me vend meritor në historinë e sportit tonë.

Kryetari Krasniqi ka deklaruar për trajnerin Blazheviç: “Faleminderit dhe pusho në paqe, mjeshtër”.

Postimi i plotë:

Në vitin 1985, pasi kishte fituar titullin e kampionit të Zvicrës me Grasshopper, Miroslav "Çiro" Blazheviç mori drejtimin e KF Prishtinës. Brenda pak muajsh, ai jo vetëm që e siguroi mbijetesën e Prishtinës në ligën e parë të asaj kohe, por e shndërroi edhe në institucion të krenarisë tonë kombëtare.

Sot, dy ditë pa i mbushur 88 vjet, Çira ndërroi jetë, për t’u ribashkuar në amshim me yllin tonë Fadil Vokrri, e duke lënë mbrapa një mal me suksese e të arritura.

Për Prishtinën, Kosovën dhe shqiptarët, ai do të mbetet përgjithmonë një titan me vend meritor në historinë e sportit tonë.

Faleminderit dhe pusho në paqe, mjeshtër!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.