Kryetari Memli Krasniqi uron Kurban Bajramin

Për festën e Kurban Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me Uran Ismailin, kanë qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës ku u pritën nga kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava.

Me këtë rast, ai ka uruar z. Tërnava për festën e Kurban Bajramit njëherësh ka cekur “bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë”.

Pas takimit, z. Krasniqi në rrjetin social ka shkruar:

Gëzuar Kurban Bajramin, me urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja. Paqe, dashuri e begati për të gjithë. Bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë!