Kryetari Memli Krasniqi uron qytetarët për Kurban Bajram

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe ka uruar kryetarin e saj, Naim Tërnavën dhe të gjithë qytetarët me rastin e Kurban Bajramit.

Kryetari Krasniqi ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve, e në veçanti familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe familjeve që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.

“Pa dyshim, në këtë ditë mendjen e kemi edhe tek udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ende po mbahen në Gjykatën Speciale. Shfrytëzojmë rastin që t'ua urojmë këtë festë nga larg, duke shpresuar që së shpejti t'i kemi pranë”, ka deklaruar Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.