Kumtesë

Prishtinë, më 26.5.2023 - Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirigjuara nga Serbia.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t'i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t'i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.