Lirohet Milot Krasniqi i cili protestoi kundër ambasadorit Berishaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është liruar aktivisti i kësaj partie, Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare, gjatë protestës së tij ndaj Ambasadorit Martin Berishaj.

I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj!, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Urime, urime, urime! Para pak çastesh është liruar aktivisti ynë, Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare, gjatë protesës së tij ndaj Ambasadorit Martin Berishaj.

Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës.

Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike.

Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë.

I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.