Lladrovci: Qeverisja më e mirë në Kosovë, për të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, ka treguar për projektet infrastrukturore të kryera gjatë mandatin të tij qeverisës.

Ai ka dhënë shifra të disa projekteve të kryera në Drenas për katër vite si 195 km rrugë, 124 km ndriçim publik, 25 ura dhe tombina, 24 km trotuare e tjera investime.

Ndër të tjerash, z. Lladrovci ka theksuar se ‘Qytetarët e kanë të qartë se të gjitha projektet infrastrukturore do të kryhen pa përjashtim, shkollat, shëndetësia dhe të gjitha shërbimet tjera do të jenë të njëjta, kështu do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, projekte, investime me cilësi shërbimesh për të gjithë. Barazia para ligjit, është vlerë e lirisë tonë. Keqbërësit nuk kanë arritur ta devijojnë konceptin tim dhe kanë krijuar adresa tjera për vete dhe interesat e ngushta familjare’.

Shkrimi i tij i plotë:

Qeverisja më e mirë në Kosovë, për të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit!

Kur e kam marrë mandatin e plotë para katër vitesh, puna ime ishte e përqendruar te prioritetet e lagjeve dhe fshatrave, pa dallim partie.

Prioritetet i kemi marrë nga qytetarët, pavarësisht për cilën parti kanë votuar.

Duke qenë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim, nuk kam lejuar të mënjanohet asnjë lagje as fshat nga të mirat e pushtetit lokal, dhe kjo i ka nxit keqbërësit të bëjnë dezinformata sikur unë kam ndryshuar parti.

Qytetarët e kanë të qartë se të gjitha projektet infrastrukturore do të kryhen pa përjashtim, shkollat, shëndetësia dhe të gjitha shërbimet tjera do të jenë të njëjta, kështu do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, projekte, investime me cilësi shërbimesh për të gjithë.

Barazia para ligjit, është vlerë e lirisë tonë. Keqbërësit nuk kanë arritur ta devijojnë konceptin tim dhe kanë krijuar adresa tjera për vete dhe interesat e ngushta familjare.

PDK nuk është pronë as çejz i keqbërësve, as "të fortëve" as bedelëve të tyre.

Më 17 tetor, së bashku me qytetarët, PDK do t'ua tregoj vendin kujtdo që mashtron duke shmangur numrin 177 dhe PDK-në.

Bashkë për Drenasin!

Më poshtë janë disa nga projektet e realizuara infrastrukturore, në komunën e Drenasit, për 4 vite, në shifra:

-Më 2017, kanë qenë gjithsejtë 286 km rrugë të asfaltuara,

-për 4 vite janë asfaltuar mbi 195 kilometra rrugë.

-Kanë qenë 13 km ndriçim publik,

-për 4 vite janë ndërtuar 124 kilometra ndriçim publik,

-Kanë qenë 244 km kanalizim,

-për 4 vite janë ndërtuar 256 kilometra kanalizim,

-60 kilometra pastrim i lumenjve dhe përroskave,

-60 kilometra kolektor të ujërave të zeza,

-60 kilometra pastrimi i kanaleve kulluese të rrugëve,

-14,899 metra gyp në tokë për ujë të pijes,

-Janë ndërtuar 25 kilometra trotuare,

-25 ura dhe tombina,

-Shtrati i lumit i mbuluar me beton 270 m

-Shtrati i lumit i shtruar me beton rreth 460 metra

Shënjimi horizontal e vertikal, plotësisht i finalizuar, vendi i parë në Kosovë, janë disa nga projektet.

Faleminderit!

#PDK 177

Ramiz Lladrovci

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.