Në prani të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, strukturave të degës dhe anëtarëve të tjerë nga kryesia dhe asambleja, u zhvilluan punimet e Kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Malishevë.
Të rinj e të reja me qëllime të qarta dhe shkathtësi premtuese, u mblodhën sot edhe në Malishevë, në Kuvendin Zgjedhor të degës së RDK-së, ku zgjodhën kryetar Donald Krasniqin, ka shkruar Memli Krasniqi.
Postimi i plotë:
Zëri i Rinisë Demokratike të Kosovës po jehon gjithandej vendit. Të rinj e të reja me qëllime të qarta dhe shkathtësi premtuese, u mblodhën sot edhe në Malishevë, në Kuvendin Zgjedhor të degës së RDK-së, ku zgjodhën kryetar Donald Krasniqin.
Ti Ki Za - është platforma e rinisë dhe për rininë, në të cilën ata kanë zgjedhur jo vetëm të besojnë, por edhe të investojnë në të, duke u angazhuar përmes saj për komunitetin, qytetin dhe shtetin e tyre.
PDK - është porta e hyrjes në këtë platformë dhe e fillimit të këtij rrugëtimi drejt realizimit të ëndrrave rinore për Kosovën dhe ofrimit të alternativave moderne për përmirësimin e mirëqenies në vend.
Urime Donald. Shumë suksese!
#TiKiZa