Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Ismaili: Ka zëra që thonë se afërsia e Edi Ramës me krerët e UÇK-së i pezmaton këta
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në “Pressing” ka diskutuar për temat aktuale dhe vizionin e PDK-së
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ndër të tjerash, në “Pressing” ka folur edhe për raportet jo të mira mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës.
“Tendenca me pasë një rivalitet me Shqipërinë është e pakuptueshme, cinik dhe e dëmshme. Se po krijohet një model që s’ka ekzistu asnjëherë, të paktënn nga qeveritë që kanë qenë. Ka pasë ka pak tendenca njëra qeveri me mbështet opozitën. Më kujtohet se edhe në kohën e kryeminsitrit Thaçi ka dit me ndodh naj shkëndijë, por shkëndijë e momentit që s’është vërejt. Këtu ka sistematike, këtu është problemi, është sistematike. Është qëndrim, shihet gjithnjë”, tha ai.
Ismaili deklaroi se ka zëra që afërsia e Edi Ramës me krerët e UÇK-së “po i pezmaton këta”.
“Ka mjaft zëra që thonë që afërsia e tij [Edi Rama] me krerët e UÇK-së si po i pezmaton këta. A ka qenë duhet me i pyt ata. Për me pas afërsi me krerët e UÇK-së është privilegj jetësor. Ky është realitet.”
PDK kishte rënë në 11%, Ismaili: Nuk e besoja, dola në korridor për ta qetësuar veten
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në “Pressing” të T7 ka thënë se në kohën kur është bërë Memli Krasniqi kryetar i partisë, kanë bërë një anketë.
Ai tha se në bazë të anketës, PDK ishte 11 për qind.
“Në atë kohë që ka hyrë Memli kemi pasë një anketë, 11 për qind ka qenë PDK. Për mua ka qenë një një-orësh tejet e rëndë. Më kujtohet që dola në korridor të partisë me tentu me qetësu veten, se nuk e mujsha me besu që po rrëshqet gjithçka”, tha ai.
Ismaili shtoi se “11 përqindshi është i patolerueshëm”.
Uran Ismaili pajtohet me Bedri Hamzën: PDK duhet të ndryshojë
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet të ndryshojë duke u hapur për më shumë njerëz e më shumë aktivitete.
Ai ka thënë se pajtohet me këtë vlerësim të zyrtarit tjetër të partisë, Bedri Hamza, i cili tha të njëjtën gjë në Pressing ditë më parë.
“PDK duhet me ndryshu. E pate edhe Bedriun këtu, edhe PDK duhet me u hapë me ndryshu. Ashtu duhet siç po thotë Bedriu, siç po thotë Vlora, siç po thotë Memli”, ka thënë ai.
Sipas Ismailit, është kërkesë e aktivistëve të vjetër të partisë, hapja e PDK-së.
“Duhet të hapemi sepse po kërkon ai që ka bërë aktivitet qe 15 vite. Po do të ketë përfaqësim dinjitoz. Kjo nuk bëhet duke pasur privilegj mbi pozitat tua, qoftë në të tashmën, qoftë në të kaluarën”, ka thënë ai.
Ismaili ka thënë se nuk i frikohet pushtetit të Kurtit.
“Fare nuk i tutem, as unë as asnjëri prej nesh”, ka thënë ai, teksa ka cituar një fjali që sipas tij, është thënë nga shkencëtari i njohur botëror, Isaac Newton, duke aluduar te dy liderët historikë të partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“Thotë Isaac Newton se shoh larg, sepse qëndroj në shpatullat e gjigantëve. Kam qëndruar në shpatullat e gjigantëve, njerëz të luftës”, ka deklaruar ai.
Disa herë gjatë emisionit, Ismaili ka folur edhe për privilegjet në parti.
“Kushdo që mendon se PDK duke i rujtë privilegjet kthehet në një platformë për qytetarët, e ka gabim”, ka theksuar ai.
Ismaili: Jam i bindur që PDK do të marr numër rekord të votave në zgjedhjet nacionale
Uran Ismaili, në “Pressing” të T7 ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nacionale, PDK do të shënojë numër rekord të votave.
“Jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet nacionale, do ta kalojë numrin rekord të votave të veta”, deklaroi Ismaili.
“Sondazhet janë duke tregu që ti ke mundësi për një rritje të jashtëzakonshme”, tha ai.
Nënkryetari i PDK-së tha se muajve të ardhshëm do të ketë angazhim, derisa shtoi se kjo është “befasia më e këndshme por edhe përgatitja për me marrë besimin më të madh të qytetarëve që kemi marrë ndonjëherë”.
Ismaili pyet qeverinë Kurti: Çka qite n’dritë?
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka thënë se kjo qeveri e mbushë kohën e saj në pushtet me aktivitete joproduktive.
Ai ka thënë se në vend të arsyetimeve, qeveria duhet të nis punën dhe të dalë nga zona e komoditetit.
“Këta e mbushin kohën me aktivietete joprodukteve. A i keni parë njoftimet e llojit, sot kemi marrë 100 vendime, 20 fjalime etj. Te ne thojnë, a qite n’dritë diçka? Këta thonë kemi mbajtur kaq takime, kemi diskutuar kaq herë… por ku është rezultati i juaj”, ka pyetur Ismaili në Pressing të T7.
Ish-ministri i shëndetësisë Ismaili, ka thënë se Qeveria e Kurtit ka rastin që të bëjë një kapërcim të madh në shëndetësi, por edhe në sektorë të tjerë.
“Këta kanë i kanë parakushtet për ta bërë një kapërcim të madh në shëndetësi. Nuk ka asnjë vend ku qeverisja vjen në fletë të bardhë, pa asnjë problem. Qeveritë përballen me problemet e kohës. Qeveria nuk është për t’u arsyetuar, por për të punuar dhe për të dalë nga komoditeti”, ka deklaruar ai.
Duke e kritikuar ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, Ismaili ka thënë se nuk është problem se çfarë mbath ai, por ka thënë se mos-vullneti i tij për punë, është shqetësues.
“Nuk është problem a vjen me kaubojka, a me patike, a me xhinse në punë. Mungon vullneti për punë. Një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe, gabime jashtëzakonisht të mëdha në menaxhim. Deklarime që do të rregullohet shëndetësia në 10-15 vitet e ardhshme. Pra, ai nuk është përgjegjës, do të jetë ministër por s’ka përgjegjësi aktuale, sepse rezultatet shihen pas 15 viteve”, ka thënë Ismaili.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në “Pressing” të T7, ka folur për zgjedhjet nacionale.
Para se të fliste për pozicionin e PDK-së në Prishtinë dhe në Kosovë, Ismaili “shpreson” që të mos mbahen menjëherë zgjedhjet nacionale, në “kuptimin që nuk kemi ndonjë dëshirë t’ia marrim pushtetin Albin Kurtit”.
“Ta ngrehi paralelin në Prishtinë dhe garën nacionale që do të jetë, kurdo që të jetë ajo, shpresoj që do të jetë menjëherë, në kuptimin që nuk kemi ndonjë dëshirë t’ia marrim pushtetin Albin Kurtit… Atë që e ka proklamu për 15 vite që mund ta bëjë, le ta bëjë, pra ne nuk kemi asnjë lloj ngutie. Ngutinë e vetme ai e sheh sot nga qytetarët”, tha ai.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, pas humbjes në garën për të parin e Prishtinës, nuk ka qenë shumë prezent në media.
Sonte i ftuar në “Pressing” të T7, Ismaili ka treguar arsyen.
“Konferenca për shtyp kam majt, natyrisht që fakti që kam jep dorëheqje nga deputeti gjatë kohës së zgjedhjeve, ndoshta më ka largu pak nga televizioni. Por unë bëj hajgare them sa kam qenë në ekranet e njerëzve në atë kohën e zgjedhjeve e kam plotësu normën për nja 3 vite me radhë. Ka pasë nevoje me reflektu nga koha e qeverisjes lokale, ka qenë tejet e rëndësishmë mos të vazhdojë me avazin e njëjtë të problemeve lokale, por të shohim pak se çka po ndodh ta kemi fokusin te qeverisja nacionale. Mendimi im është që ka pasur mjaftueshëm kohë dhe jo çdoherë duhet me qenë aktiv me qenë në studio televizive, mundesh me qenë pranë partisë, unë kam pozicion partiak. Jemi duke u përgatitur që të kemi një parti që duhet dhe do të krijojë një platformë për më i fitu zgjedhjet e ardhshme. Gjithçka nuk është bërë në studio televizive, por tani jam kthyer edhe në studio televizive”, ka thënë ai.
Intervista e plotë: