Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Francë, Kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, Sami Islami

Në një atmosferë të mrekullueshme, sot, në Paris, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputetit Elmi Reçica, Nënkryetares Vlora Çitaku dhe deputetëve Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj, u mbajtën punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK- së për Francë, me ç’rast u zgjodhën strukturat drejtuese të degës:

Kryetari, Këshilli Drejtues prej 41 anëtarë si dhe Kryesia e Degës bashkë me Nënkryetarët dhe Sekretarët.

Kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, Sami Islami.

Partia Demokratike e Kosovës po organizohet, strukturohet e fuqizohet në Mërgatë sepse mbështetja për të po rritet. E Franca ishte destinacioni ynë i radhës.

“Organizimi ynë në mërgatë përveç që i bën bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës”, tha deputeti Reçica.

Përgëzime të gjithë aktivistëve të partisë në shtetin e Francës të cilët me punën e tyre mundësuan një organizimin të tillë fantastik.

Nga sot, nuk përfundon por fillon një mision shumë patriotik e fisnik: misioni për ta bërë Partinë Demokratike të Kosovës subjektin më të madh politik të shqiptarëve në Francë, dhe ky mision është edhe për ta bërë PDK- në subjektin e parë në Mërgatë e edhe në Kosovë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.