Më 2 nëntor PDK mban Konventën në Prishtinë, Krasniqi fton anëtarët dhe qytetarët të bashkohen për Hamzën Kryeministër

Më 2 nëntor do të mbahet Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës.

Konventa do të mbahet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen konventës të shtunën, duke thënë se Hamza do ta rikthejë Kosovën në rrugën e duhur.

“Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur. Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë me sukses këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.