Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Bedri Hamza i ka përmbushur premtimet si kryetar i Mitrovicës.
Krasniqi në “Pressing” të T7 e ka përshkruar Hamzën si njeri të ndershëm e me integritet.
Ai ka thënë se i kanë ndihmuar edhe garës elektorale duke kandiduar Hamzën për kryeministër.
“Kam qenë i bindur që kandidimi i Hamzës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për PDK-në por edhe për garën elektorale. Bedri Hamza është njeriu që ngërthen vlerat më të rëndësishme që duhet me i pas kryeministri i ardhshëm; ndershmëria, kompetenca, profesionalizmi, integriteti, ndoshta pak fjalë e shumë punë”.
“E keni pa në Raportin e Institutit GAP del që është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve, më 92% për tri vite”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi, ka thënë se dallimet në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të mëdha. Ai ka thënë se këto dallime bëjnë që mos të ketë koalicion pas 9 shkurtit.
Ka thënë se dallimet nuk janë vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen.
Rrjedhimisht, ai ka preferuar koalicion me partitë opozitare.
“Ne kemi dallime esenciale jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe nuk ka hapësirë për të pasur një qeveri PDK-VV, sepse dallime tona janë jashtëzakonshme. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as ndërhyrjen e shtetit njëjtë, as drejtat e njeriut njëjtë. Ne nuk e shohim as lirinë e shprehjes njëjtë, ne kemi dallime të mëdha. E kam thënë nuk jemi në garë me u kthy pushtet për hir të pushtetit”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë është e dhimbshme që ministren e Jashtme Donika Gërvalla nuk e ka pritur askush në SHBA siç është raportuar
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Ministria e Jashtme duhet të jap sqarime për këtë.
Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht Gërvalla është përfaqësuese e shtetit, dhe do të ishte e dhimbshme nëse “është sjellur koridorëve”.
“Është për keqardhje ministrja e Jashtme, zëvendëskryeministrja e shtetit me shku me u sjellë korridoreve e mos me prit kërkush, nuk e di a ka shku me ftesa të thjeshta që i dërgojnë kongresmenë. Kish me qenë e dhimbshme nëse u sill korridoreve. Këta nuk po e kuptojnë që këta nuk janë si individë, janë përfaqësues të shtetit fatkeqësisht. Besoj që është mirë me na jap sqarime Ministria e Jashtme”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të mëdha.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se këto dallime bëjnë që mos të ketë koalicion pas 9 shkurtit.
Ka thënë se dallimet nuk janë vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen.
Rrjedhimisht, ai ka preferuar koalicion me partitë opozitare.
“Ne kemi dallime esenciale jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe nuk ka hapësirë për të pasur një qeveri PDK-VV, sepse dallime tona janë jashtëzakonshme. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as ndërhyrjen e shtetit njëjtë, as drejtat e njeriut njëjtë. Ne nuk e shohim as lirinë e shprehjes njëjtë, ne kemi dallime të mëdha. E kam thënë nuk jemi në garë me u kthy pushtet për hir të pushtetit”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Albin Kurti edhe në Drenicë shkon me “xhipa të zi” që dikur i ka kritikuar.
Krasniqi, tutje për Kurtin tha se në veri ka shkuar me Forca Speciale.
“Unë kam shku në Zveçan e Zubin Potok, ku i kam pas dy kryetar të komunave nga radhët e PDK-së, z.Kurti nuk ka ardhë, jo që s’ka ardhë atëherë, por unë kam shku prap në shtator i kam vizitu prap qytetarët. Nuk ka ardhë z.Kurti, z.Kurti ka ardhë 8 muaj më vonë por me 100 forca speciale…”, tha Krasniqi në Pressing.
“Kapak të rrezikuar jemi krejt, ai nashta më shumë por më i rujtun është se na…mos mu tutë s’i kish marrë ka 20 veta prej ditës që është bërë kryeministër, jo në veri edhe në Prishtinë”, shtoi Krasniqi.
“Ai në Drenicë, në përkujtime të masakrave, nëse shkon, shkon me 20 truproje. Me policë të mbrojtjes së afërt, është turp, prej kujt po tutesh, prej popullit tond a, me xhipa të zi rend që i kritikojke”, tha Krasniqi.