Memli Krasniqi: Akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, shembull i sakrifiës për çlirimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit do të përcillet ndër breza si shembull i sakrificës për liri.

“Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci”, shkruan lideri i PDK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=610097057155695&id=100044662171388&sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.