Memli Krasniqi: Barazia gjinore 50-50 në PDK, mundësi e jashtëzakonshme për potencialin e ri që e kemi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është ndjerë krenarë sot me potencialin e grave dhe të rejave që ka PDK e të cilat me platformën e re për barazi të plotë gjinore 50-50 do të kenë hapësirën e merituar në vendimmarrje.

Kreu i PDK-së tha se barazia gjinore në vendimmarrje, 50/50, vizion dhe qëllim që do ta kenë tash e tutje, nuk ka kuptim pa energjinë pozitive dhe përkushtimin e aktivisteve të reja të PDK-së.

"Sot, gjatë Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë që të bashkëbisedoj me përfaqësuese të së ardhmes së PDK-së, Arbnora Salihun, Aurora Nurën, Dhurata Muharremin, Jona Arifin dhe Vlera Tahirin. Idetë dhe planet e tyre për Kosovën, janë asgjë më pak sesa vlera të jashtëzakonshme! Vërtetë, jam krenar me potencialin që kemi në mesin tonë", tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/611882573643810/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.