Memli Krasniqi: Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar pas fitores në finale, renditjes në vendin e parë në kategorinë e saj, marrjes së medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të xhudistes, Distria Krasniqi.

Z. Krasniqi ka thënë se e mban mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. E që këtë gjë ajo sot e arriti.

Postimi i plotë:

“Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!

Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!

Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.”

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.