Memli Krasniqi: Entuziazmi i të rinjve të PDK-së në Pejë, më ikurajon për një të ardhme premtuese në Kosovë

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Pejë ku kryetar është zgjedhur Fatime Shala.

Prezent ishte edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se entuziazmi për ndryshime pozitive, që e ka parë në mesin e këtyre të rinjve, e inkurajon për një të ardhme premtuese në vend.

Postimi i tij:

Në një takim madhështor, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë, mbajtën sot Kuvendin Zgjedhor, ku kryetare u zgjodh Fatime Shala.

Entuziazmin për ndryshime pozitive, që e pashë në mesin e këtyre të rinjve, më inkurajon për një të ardhme premtuese në vend, për të cilën vajzat dhe djemtë e Pejës do të punojnë duke qenë aktivistë politikë.

Faleminderit që zgjodhët platformën e PDK-së për Rininë, për t’i dhënë zë kërkesave dhe ideve tuaja, për t’i dhënë jetë ëndrrave tuaja për Kosovën.

Urime dhe suksese RDK Pejë!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.