Memli Krasniqi falënderon MCC-në për ndihmën ndaj Kosovës: Është për keqardhje mbyllja e dyerve për investimet e infrastrukturës së gazit amerikan

Washington, 18 nëntor 2022 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Washington udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë. 

Kryetari Krasniqi ka falënderuar MCC-në për investimet e deritashme në Kosovë nga programi Threshold.

"Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në eficiencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së", theksoi ai.

Krasniqi tha se PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact.

"PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit", shtoi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se Kosova i duhet një strategji afatgjate për sektorin e energjisë.

"Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit - faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët", tha Krasniqi.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.