Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Ortakoll të Prizrenit, ku ka theksuar se “bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës për fitoren e madhe të 14 nëntorit, e cila do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim”.
Krasniqi ka cekur se ka mobilizim të jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit dhe programit të Shaqir Totajt.
Postimi i z. Krasniqi:
Sonte në Ortakoll të Prizrenit, me kryetarin në ardhje Shaqir Totaj, bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës për fitoren e madhe të 14 nëntorit, e cila do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Mobilizim i jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit dhe programit të Shaqir Totajt.
Qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.
#177shaqirtotaj
#bashkeperprizrenin