Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë të rinjtë të regjistrohen në platformën Rinia 2022, për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se regjistrimi është i hapur deri më 20 nëntor.
Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së:
Regjistrimi për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës po vazhdon dhe do të zgjatë deri më 20 nëntor.
Klikoni në faqen 🌐 www.rinia2022.org dhe plotësoni formularin për 30 sekonda ✔
Shpërndaje!