Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit për Bajram:
Në këtë ditë të shënuar të festës së Bajramit të Kurbanit, isha në Bashkësinë Islame të Kosovës, që në emër të Partisë Demokratike të Kosovës të uroj myftiun e Kosovës Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë, për këtë festë të madhe.
Kurban Bajrami vërtetë e simbolizon solidarizimin, sakrificën, flijimin, vlerën e jetës dhe faktin që duhet të jemi sa më pranë njëri-tjetrit, e sidomos në këto kohë sfiduese nëpër të cilat po kalojmë.
Shpresoj dhe uroj që të gjithë të marrim frymëzim nga kjo festë, nga shembulli i kësaj dite të shënuar, që të jemi sa më afër nevojtarëve dhe që të bëjmë punë të mira për vendin dhe qytetarët tonë.
Në mënyrë të veçantë, në këtë festë i kemi në mendje edhe miqtë tanë që ende sot po mbahen në Hagë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë festë nga larg, duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më parë.