Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar Hyzer Rizanin kandidat të kësaj partie për kreun e Lipjanit në mandatin e ardhshëm, sepse, ai ka “dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së”.
“Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së, për të bërë më të mirën për mirëqenien e lipjanasve, me energji të reja, projekte inovative dhe zbatim të ligjit, për qytetarët e komunës së Lipjanit”, ka theksuar Memli Krasniqi.
Postimi i plotë i z. Krasniqi:
Hyzer Rizani, është kuadër që nga ditët e para të rinisë së tij brenda PDK-së, duke dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së.
Ai sot, është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët.
Prandaj, Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së, për të bërë më të mirën për mirëqenien e lipjanasve, me energji të reja, projekte inovative dhe zbatim të ligjit, për qytetarët e komunës së Lipjanit!