Memli Krasniqi i replikon Hekuran Muratit: Ju jeni Qeveri milionerësh që po neglizhoni hallet e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për neglizhim të krizës ekonomike.

“E ki Qeverinë e milionerave. Krejt këtu jeni milionera gati. Ndërsa, ti po flet qysh e kupton situatën. Ti s’po kupton asgjë. Ju u keni dhënë lëmoshë njerëzve, pa asnjë plan duke u konsultuar me grupet e interesit. Ju nuk keni dashur as me sindikatat të takoheni, e kur takoheni, ata i ofendoni me arrogancën tuaj të paparë ndonjëherë. Problemi kryesor është që ju jeni shkëputur nga realiteti, nga kriza dhe nga ndjenjat e qytetarëve, sepse nuk keni dalë askush nga ju me taku ndokënd”, tha ai.

Krasniqi në replikën e drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, tha se është ekspert përkriptovaluta dhe i deklaron ato, për dallim prej Muratit që e fsheh posedimin e tyre.

“Unë jam ai që i kam deklaruar tërë jetën. Pse s’po i deklaron ti tuat? Krejt shokët e tu tregojnë që ti ke kriptopvaluta, as në deklarim të Agjensionit Kundër Korrupsionit s’i ke tregu”, tha lideri i PDK-së.

Përderisa ministrin Murati, Memli Krasniqi e la pa përgjigje, ai tha se ky ministër nuk ka lidhje as me hallet e bujqve dhe fermerëve, sepse për një vit e gjysmë në detyrë nuk ka takuar kurrë asnjë fermer.

“18 milionë. Pyeti fermerët, nuk ua keni qitë mjetet e vitit të kaluar deri sivjet, e këto që ua keni dhënë, ua keni dhënë për të korrat që ata i kanë shitur. As nuk i keni verifikuar tamam. Mos folni përmendësh sepse populli po të sheh”, theksoi ai.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.