Memli Krasniqi: Komunikimi me ShBA i domosdoshëm për të avancuar interesat e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit të liderëve opozitarë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, për çka u shpreh se komunikimi me ShBA-në është “i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës”.

Krasniqi po ashtu u shpreh se partneriteti – i vënë në pikëpyetje nga Qeveria e Kosovës – me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”.

Njoftimi i plotë:

Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë.

Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.