Memli Krasniqi kujton Azem Galicën: Historia e tij mishëroi vrullin atdhetar ndër breza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar heroin Azem Galica në 98 vjetorin e vdekjes. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, u shpeh se jeta dhe veprimtaria e Azem Galicës, në krye të kryengritësve shqiptarë, bashkë me gruan e tij Shotën është bërë shembull për gjenerata të tëra, duke e rikonfirmuar heroizmin e rezistencës në Drenicë.

“Në këtë ditë, para 98 vitesh, zemra e Azem Galicës pushoi së rrahuri. Sot e kujtojmë me nderim këtë atdhetar të shquar që ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe që u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër mbretërisë jugosllave”, shkruan lideri i PDK-së.

Ai thotë se historia e qëndresës dhe luftës së Azem Galicës, mishëroi vrullin atdhetar ndër gjenerata dhe në secilën trevë shqiptare. “Kjo trashëgimi historike natyrshëm vijoi me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Rifat Berishën, Tahir Mehën e deri te Adem Jashari. Historia e qëndresës dhe luftës së Azem Galicës, mishëroi vrullin atdhetar ndër gjenerata dhe në secilën trevë shqiptare, deri në luftën çlirimtare të UÇK-së”, shkruan Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/566003941565007/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.