Memli Krasniqi kujton babanë e Kadri Veselit si shqiptar që dha gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës

Sot u dha lajmi për vdekjen e babait të ish-kryetarit të PDK-së dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime në emrin e tij dhe të partisë familjes Veseli për humbjen e anëtarit të tyre.

Z. Krasniqi e kujton si një burrë që gjatë gati një shekulli jetë secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Postimi i plotë:

Lamtumirë baca Fazli!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.

Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Si baba ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.

Si shqiptar sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës ngushëllimet më të thella.

Pusho i qetë, baca Fazli!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.