Memli Krasniqi kujton Komandant Kumanovën: Krenohemi me guximin dhe sakrificën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë në përvjetorin e 24-të të rënies së heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se në Kleçkë prehen në paqen e përjetshme, të pavdekshmit e kombit, heronjtë dhe dëshmorët tanë.

“Komandant Kumanova i takonte radhëve të para të çlirimtarëve që kishin bërë betimin për lirinë e qytetarëve tanë. Sot, të lirë në Kosovën e idealit të Ismetit, përkujtojmë mekrenari guximin dhe sakrificën e Komandant Kumanovës. Lavdi, përjetësisht, jetës dhe veprës heroike të Ismet Jasharit! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, shkruan lideri i PDK-së.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.