Memli Krasniqi kujton sulmet e 11 shtatorit: Ndajmë dhembjen me popullin amerikan

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kjo goditje e madhe për SHBA-të e fuqizoi edhe më shumë luftën kundër terrorizmit.

"Megjithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!", shkruan Krasniqi.

Lideri i PDK-së thotë se sot qëndron pranë popullit amerikan, për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta.

"Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova. Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta", shkruan Krasniqi. https://www.facebook.com/100044662171388/posts/602696184562449/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.