Memli Krasniqi kujton vendimin e GJND-së e cila konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.

"Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës", shkruan lideri i PDK-së.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/863246154654443

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.