Memli Krasniqi për Albin Kurtin: Do të mbetet vetëm një përçarës kronik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti, me nxitjen e urrejtjes dhe ndasisë, po dëshmon se kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës dhe shumë shpejt i doli boja.

"Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik", tha Krasniqi. https://www.facebook.com/100044662171388/posts/618950772936990/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.