Memli Krasniqi: Kurti është munduar të kontrollojë sistemin e drejtësisë, administratën, mediat – por e kemi penguar
“Ato që i premtojmë i realizojmë. PDK kryen punë. Ne e mbajmë fjalën. E kemi dëshmuar në të kaluarën. Sot njerëzit thonë po keni investuar në autostrada, në shkolla. Ne e kemi marrë të shkatërruar këtë Kosovë. Po ja kemi lënë 2500 kilometra asfalt. Nuk ka pas asfalt ka pas lloq. Ne kemi ndërtuar 120 shkolla se fëmijët tanë kanë qenë duke mësuar në kontejnerë, kur e kemi marrë për herë të parë besimin për të udhëhequr me vendin
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti se është munduar të krijojë një shtet që varet dhe është nën kontroll të tij.
Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka thënë se është munduar të kotrollojë sistemin e drejtësisë, mediat, po jo vetëm, por sipas tij është PDK që e ka penguar.
“Kurti është munduar të kontrollojë administratën civile, mediat, çmimet, pra ekonominë e tregut të lirë, t’i kontrollojë sindikatat, sistemin e drejtësisë, pra është munduar të krijojë një shtet qysh ai e imagjinon dhe ai shtet që varet prej tij dhe është nën kontroll të tij, dhe ne e kemi penguar këtë, nuk ka mundur ta pengojë dikush tjetër”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se fitoret më të mëdha të opozitës gjatë qeverisjes Kurti kanë qenë fitorja në zgjedhjet lokale, dhe fitoret në Gjykatën Kushtetuese.
Krasniqi tutje ka thënë se 9 Shkurti është afër dhe “ne do e shohim cili ka qenë vlerësimi i qytetarëve, sepse në fund të fundit ai është më i rëndësishmi”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për gazetën online Reporteri.net është pyetur se cilat janë arsyet përse qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se PDK kryen punë dhe e mban fjalën kurse, Albin Kurti është kampion i propagandës.
“Ato që i premtojmë i realizojmë. PDK kryen punë. Ne e mbajmë fjalën. E kemi dëshmuar në të kaluarën. Sot njerëzit thonë po keni investuar në autostrada, në shkolla. Ne e kemi marrë të shkatërruar këtë Kosovë. Po ja kemi lënë 2500 kilometra asfalt. Nuk ka pas asfalt ka pas lloq. Ne kemi ndërtuar 120 shkolla se fëmijët tanë kanë qenë duke mësuar në kontejnerë, kur e kemi marrë për herë të parë besimin për të udhëhequr me vendin. Ne i kemi rindërtu e renovu spitalet sepse ka pasur mungesë totale të hapësirave e të shtretërve për pacientët. Ne kemi arritur t’i marrim mbi 100 njohje, të antëtarësohemi në të gjitha ato organizata ndërkombëtare sepse ne kryejmë punë dhe e e mbajmë fjalën.”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është kampion i propagandës por nuk din të kryejë punë.
“Sot ne mund të mos jemi të mirë me fjalë e propagandë sepse për atë Albin Kurti është kampion, po ai punë s’din me kry. Katër vjet njerëzit e kanë parë që është totalisht jo kompetent, ai dhe krejt ekipi i tij qeverisës. Unë kam pritur prej tyre më shumë sepse i kam parë CV-të dhe thosha paskan kry një shkollë dinë diçka. Por ata dolën të dobët në nivelin e njëjte. Sot kur i sheh nuk e din se cila fushë është më keq. Tjetra e kemi një kandidat i cili tërë ketë kudo që ka punu, ka punuar me nder, profesionalizëm të jashtëzakonshëm, kompetencë, i ka realizuar premtimet që i ka dhënë dhe ka krijuar ekipe të jashtëzakonshme. Ne po u themi njerëzve se po ua japim kryeministrin më të jashtë zakonshëm që ka pasur Kosova.”, tha tutje ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka folur për programin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi në këtë intervistë ka thënë se me PDK-në në krye të Qeverisë, Kosova do të jetë më mirë.
Krasniqi ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër qytetarët e Kosovës do të kenë ekonomi më të zhvilluar e paga më të mëdha.
“Ne besojmë se Kosova mundet më mirë, mundet më shumë. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, meritojnë më shumë. Ata ia kanë dhënë mundësinë zotit Kurti dhe ia kanë dhënë mandatin e plotë që t’i realizojë krejt ato që i ka premtuar ose së paku pjesën më të madhe të tyre, e fatkeqësisht nuk është realizuar pothuajse asgjë ose shumë pak. Çka do të jetë më mirë nën qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës, e para do të ketë paga më të mëdha, të hyra më të mëdha për familjet dhe qytetarët e Kosovës. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja. E dyta do të ketë vende pune më shumë me paga më të mira. E treta do të ketë perspektivë. Do të ketë hapësirë, mundësi dhe meritokraci për të rinjtë e të rejat në veçanti, që ata të mos kërkojnë perspektivë jashtë vendit.”, është shprehur ai.
Krasniqi ka thënë se ekonomia jonë do të ketë më shumë mundësi.
“Do të jetë më mirë për ekonominë sepse ne e shohim biznesin dhe sipërmarrësit si partner, jo si armiq si I ka parë kjo qeveri.”, ka theksuar ai.
Sipas kreut të PDK-së, do të jetë ma mirë edhe për shëndetësinë.
“Sepse ne besojmë që është e domosdoshme që të investohet në shëndetësi më shumë e në para së gjithash të investohet se paku 150 milionë euro në vit tek blerja e barnave nga lista esenciale me prioritet për sëmundjet e kancerit dhe sëmundjet kronike.”, tha ai.
Po ashtu sipas Krasniqit edhe arsimi do të jetë më cilësor.
“Arsimit do të jetë më mirë sepse Brenda mandatit do ta digjitalizojmë në cdo nivel dhe do ta modernizojmë në mënyrë që të ofrojë cilësi konkurruese me rajonin e të mos turpërohemi më nga rezultatet e PISA’s siç u turpëruam edhe këtë herë nën qeverisjen Kurti.”, ka shtuar ai.
Tutje, Krasniqi tha se do të përmirësohen marrëdhëniet me aleatët e Kosovës.
“Do të jetë më mirë për Kosovën në arenën ndërkombëtare sepse do t’i rikuperojmë raportet që i kemi pasur jashtëzakonisht të mira me partnerët strategjikë, e që I ka degraduar kjo qeveri duke filluar nga SHBA, BE dhe shtetet e tjera partnere por edhe organizata ndërkombëtare. Ne jemi të bindur që nuk është e pamundshme me ba ma shumë e ma mirë për Kosovën dhe si parti jo vetëm që e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër por edhe listën për deputetë unë besoj ma mirë se të tjerët, një listë që i përfaqëson të gjitha kategoritë, moshat por edhe gjeografinë e Kosovës. Edhe programin e kemi ma mirë se krejt.”, shtoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë mandatit katër vjeçar.
Ai ka thënë se një ndër të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti është Ura pesë-gjashtë metërshe e Saradaranit, për të cilët vlerëson se do të mbetet si simbol i qeverisjes.
“Është Ura e Saradranit. Është një e arritur e jashtëzakonshme. Është një urë pesë-gjashtë metra në të cilën ka shkuar gjysma e qeverisë për të duartrokitur. Këtë mund ta merrni si shaka, por vërtetet ka qenë dhe do të mbetet si simboli i qeverisjes së Albin Kurtit 2.”, tha Krasniqi.
Arritje tjetër sipas tij, janë shtesat për fëmijët dhe shtesat e njëhershme për pensionistët.
“Ajo që unë e kam vlerësuar vërtetë kanë qenë shtesat e fëmijëve sepse përkundër faktiti që në një qeveri të mëhershme kemi miratuar një rezolutë në Qeveri për ta obliguar qeverinë por ta zbatuar, ajo nuk u zbatuar sepse nuk e pati jetëgjatësinë e duhur. Ajo është e rëndësishme që përkundër faktit që ky pushtet gjen një mundësi për ta prishur punën e mirë, psh kushdo që i ka kritikuar mund të tërhiqet prej marrjes së shtesave të fëmijëve apo pensionistëve”, ka thënë Krasniqi.