Memli Krasniqi mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor për herë të parë, mobilizon strukturat

Shtabi Qendror Zgjedhor i PDK-së, ka mbajtur të hënën mbledhjen e parë, të udhëhequr nga kryetari Memli Krasniqi.

Në njoftimin e partisë thuhet se gjatë takimit u diskutua për përgjegjësitë e ekipit, mobilizimin e strukturave dhe entuziazmin për një fitore të madhe më 9 shkurt.

“PDK, me Bedri Hamzën si Kryeministër – angazhohet për një të ardhme më të mirë – sepse Kosova mundet ma mirë!”, shkruan tutje në postimin e publikuar në Facebook.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.