Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është bashkuar thirrjes publike të shumë kosovarëve që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Krasniqi tha se “NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO”.
Memli Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Twitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.