Memli Krasniqi në 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, vendos kurora me lule në përkujtim të dy pilotëve amerikanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, me rastin e 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ka vendosur kurora me lule pranë pllakës përkujtimore kushtuar dy pilotëve amerikanë në Prizren.

 Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës, ka deklaruar z. Krasniqi.

Postimi i plotë:

23 vite më parë, forcat aleate të NATO-së nisën fushatën ajrore të bombardimit të Serbisë e Jugosllavisë, për t'i dhënë fund regjimit pushtues e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

Për të nderuar sakrificën dhe luftën e gjithë ushtarëve të NATO-s që ishin pjesëmarrës të Operacionit Forca Aleate, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bëmë homazhe në Prizren, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën në këtë mision mbrojtës për popullin tonë.

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.