Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Komunës së Prishtinës.
Krasniqi në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ka bërë homazhe për te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, për të nderuar burrat e gratë që ranë heroikisht me idealin e lirisë dhe emblemën e UÇK-së në zemër.
"Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj. Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi. Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!", shkruan Krasniqi në Facebook.
https://www.facebook.com/100044662171388/posts/509178223914246/?sfnsn=mo