Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, në Rogovë të Hasit, paraqitën vizionin dhe programin për Gjakovën, për katër vitet e ardhme.
Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës, ka shkruar z. Memli Krasniqi.
Postimi i Memli Krasniqit në fb:
Në Rogovë të Hasit me kandidaten tonë për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, paraqitëm vizionin dhe programin tonë për këtë pjesë të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.
Hasi, një vend me potencial e mundësi të mëdha për turizëm, vazhdon të mbesë i pazhvilluar, sepse është lënë në harresë nga qeverisjet e deritanishëm. Por, Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar për të nisur e ndërtuar një projekt politik, së bashku me banorët e kësaj ane.
Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës.
#PDK177