Memli Krasniqi në përkrahje të Rrahim Tërnavës: Qeverisja pa vizion në Fushë Kosovë të marrë fund

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkrahur kandidaturën e Rrahim Tërnavës, për kreun e Fushë Kosovës nga PDK, duke cekur "koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund më 17 tetor".

Z. Krasniqi ka thekuar se "në këto zgjedhje, ne jo veç që kemi kandidatin më të mirë e listën më të denjë, por edhe vullnetin e pathyeshëm për të fituar, e për të transformuar Fushë Kosovën".

Postimi i Memli Krasniqit në fb:

Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund më 17 tetor, që me 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri për këtë qytet të mundësive e potencialit.

Rrahimi është i afërt e i dashur me të gjithë, mik i qytetarëve, që ua vlerëson mundin e përkushtimin. Politikan që ka plan për të rinjtë dhe të rejat e Fushë Kosovës, për familjet, për ndërmarrësit, për punëtorët, për mësimdhënësit e nxënësit, mjekët dhe infermierët, për njerëzit e artit, sportit e kulturës, pa dallim.

Në këto zgjedhje, ne jo veç që kemi kandidatin më të mirë e listën më të denjë, por edhe vullnetin e pathyeshëm për të fituar, e për të transformuar Fushë Kosovën.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.