Memli Krasniqi: “O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvend pasi ka folur kryeministri Albin Kurti për draftin e Asociacionit që e ka pranuar.

Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por duket që Kurti është i ngarkuar nga e kaluara.

“ A u qetësove kryeministër, a je mirë, se u shqetësuan këta tutë. S’na kallxove pse u vonove 1 orë, a pate naj punë, që nuk erdhe. U vonove. Qysh është e mundur kejt bashkëpunëtorët po dalin kundër. Ish-numri 2 i qeverisë tande, t’i ka bo do pytje, s’di a i pe. Nuk iu ke dhanë përgjigje.

Te kemi ftu me diskutu, por ti vjen i ngarkuar, se të ngarkon e kaluara politike. E vështirë është sot për mua me ditë a me qesh a me qajtë, me fjalën tande. A me qesh që erdh dita, që 10 vjet ma vonë ti me e mbrojt Zajednicën. A me qesh se ti po e mbron propozimin e mirë për Zajednicën.

 A me qa për jetët e humbura që iu ke pri për me e kundërshtuar Zajdenicën, e që sot ti po e mbron. Ngarkesa jote është parë nga të gjithë. S’të kemi thirrë me të shpallë as shpiun as tradhtarë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se ajo që është thelbësore, është transparenca, dhe ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi.

“Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportu ambasadorëve, e jo deputetëve. Cila është esenca mos me ardhë në Kuvend, e më të thirrë. Është dashtë vet me ardhë. Është hera e 2-3 që të thirim në seanca. Ti vjen i ngarkuar nga e kaluara, sillesh si reporter, si gazetar. Kam shku, kam ardhë, u shku ky. I dimë këto. Tre minuta fole cka përmban drafti. Mos u ngarko. Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë folë. A t’kanë rreh shuplaka si këta ktu a. Ky aty s’ka folë ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra”, ka thënë tutje kreu i PDK-së.

Kransiqi ka thënë se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen ktu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët.

Ta kanë pru propozimin për Zajednicën, ti e ke pranu. Kur thu hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amater që s’e bon askush. Me i thanë ndërkombëtarëve me e nënshkru draftin me Serbinë, është abnormale. Është me pranu Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton Qeveria e që e Gjykon Kushtetuesja”, ka thënë tutje Memli Kransiqi.

Ai i është përgjigjur Kurtit për rimën rreth pranimit e nënshkrimit, duke i thënë “O Albin o trim, si me nënshkrim , si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që e quajti veprim katastrofal nënshkrimin e marrëveshjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-në për shkuarjen e FSK-së në veri.

Krasniqi tha se Kurti tash e disa herë është duke mashtruar sa i përket këtij vndimi.

“Që disa herë del e mashtron për letrën e dakordume me NATO-n. Aty nuk thotë në asnjë pjesë që FSK-ja nuk mundet me shku në veri, por thuhet që duhet me shku në dakordim dhe pajtim me NATO-n”, tha ai.

Më tutje, Krasniqi tha kritikoi Kurtin edhe për draftin e Asociacionit.

“Kryeministri po flet, s’po ndalet, po kthehet temë mbas teme e vetëm për temën që e kemi thirrur s’po tregon drejt. Unë e kam pyetur dy herë a bazohet ky draft i fshehur i Asociacionit në Marrëveshjen e 2013. Ky po e kritikon atë marrëveshje e s’po thotë as po e as jo. Marrëveshjen franko-gjermane e ki obligim edhe pse se ke nënshkrua sepse BE-ja na e ka bërë obligim edhe në kuptimin tonë në integrimit evropian dhe euro-atlantik. Tek neni 7 ti e ke pranuar një autonomi politike për serbët, por çfarë është më e keqja edhe tek neni 6 e ke pranuar një formë të Kishës Ortodokse Serbe”, ka thënë ai.

Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Deklarata e Krasniqit erdhi pasi Kurti tha se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument.

“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qështu, kurrë se kam besu. Lajçaku thotë mos fol, ti okej”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë Kurtit se që prej kur e njeh, vuan nga kompleksi i madhështisë. Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e di që ka qejf të jetë në mesin e liderëve më të rëndësishëm të vendit, në lozhën e Thaçit e Rugovës, shkruan Express.

Por, Krasniqi thotë se derisa historia e mban mend Rugovën si njeriun që i ka dhënë drejtim euro-atlantik shqiptarëve e Kosovës dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë, atëherë Kurti duhet të mendohet se si do ta mbaj në mend historia, duke ia përmendu pranimin e Asociacionit.

“Kompleksin e madhështisë prej të cilit ke vujt prej që të njohë, ata s’mund ta heq askush. Po pikërisht pse e ki këtë kompleks, mendoje se si ka me të vlerësua historia.

E di që e mënon, e e di që ke qejf me qenë prej liderëve ma të rëndësishëm të këtij populli, me të shkru edhe mas 30 vjetëve.

Kryeministra ka pasë, liderë ka pas, ka do të ketë. Do mbahen men do s’mbahen. Po ti ki qejf me qenë të llozha e parë, qaty me Hashim Thaçin me Ibrahim Rugovën. Po derisa Rugovën e mban mend historia që ua ka dhënë orientimin perëndimorë shqiptarëve dhe Kosovës, dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë dhe drejtues i luftës, ti mendo a ka me të mbajt mend ky popull si njeri që i ka dhënë një komuniteti etnik autonomi, që nesër mundet me u bo federalizim ose ndarje”, ka thënë Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.