Memli Krasniqi për Adem Demaçin: I pavdekshëm për Kosovën!

Në trevjetorin e kalimit në amshim të Adem Demaçit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar duke e quajtur “të pavdekshëm për Kosovën”.

Z. Krasniqi ka theksuar “tre vjet pa Adem Demaçin, por përgjithmonë me kujtimin e mirënjohjen për jetën e tij tërë sakrificë e yrnek patriotizmi”.

Z. Krasniqi në rrjetin social, ka shkruar si vijon:

Tre vjet pa Adem Demaçin, por përgjithmonë me kujtimin e mirënjohjen për jetën e tij tërë sakrificë e yrnek patriotizmi. I pavdekshëm për Kosovën, historinë e së cilës e shkroi në mënyrë aq të veçantë.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.