Memli Krasniqi për kualifikimin e Ballkanit: Historike, krenari për futbollin kosovar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar futbollistët e Ballkanit të Suharekës, me rastin e kualifikimit në garat e mëtejme, duke e quajtur këtë të arritur të futbollistëve, historike.

“Historike! KF Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane në futboll. Kualifikimi për në Ligën e Konferencës, të cilën aktualisht e mbretëron Roma e Mourinhos, është krenari për futbollin kosovar”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka uruar më tej me urimin nga zemra për futbollistët, trajnerët, udhëheqësit e klubit, Suharekën por edhe gjithë Kosovën, për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Garë të mbarë e të suksesshme në grupe. Ballkan - jemi të gjithë me ty!”, ka deklaruar Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.