Bëhu përkrahës i PDK-së

Memli Krasniqi përfundon vizitën zyrtare në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

Memli Krasniqi përfundon vizitën zyrtare në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

New York, 20 nëntor – Pasi e nisi vizitën e tij zyrtare në nderim të heronjve amerikanë në Arlington në Washington DC, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nderuar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, heronjtë shqiptarë, vëllezërit Bytyqi.

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës.

“Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme!”, tha Krasniqi.


Shpërndaje: