Memli Krasniqi përgëzon Driton Kukën dhe Distria Krasniqin: I bëtë nder tërë Kosovës!

Pas shpalljes trajneri më i mirë në botë të Driton Kukës dhe xhudistës më të mirë në botë të Distria Krasniqit për vitin 2021, nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se "ky epitet, mëse i merituar për të dy sportistët tanë elitarë, u bën nder jo vetëm Tonit e Distrias, por tërë Kosovës".

Kryetari Krasniqi ka shkruar po ashtu se vetëm gjatë këtij viti, Toni me ekip ia sollën Kosovës dhjetëra medalje ndërkombëtare, ndër to edhe dy medalje Olimpike.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit në fb:

Toni e Distria - më të mirët në botë!

Miku im, punëtori i palodhur, trajneri më i trofeshëm kosovar, Driton Kuka, sonte është shpallur trajneri më i mirë i xhudos në botë për vitin 2021. Në Kosovë e kemi ditur kaherë, por sonte jemi posaçërisht të lumtur për Tonin që këtë epitet e fitoi edhe nga vet Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Këtë titull ia konfirmoi edhe Distria Krasniqi sonte, e cila u shpall, po ashtu, xhudistja më e mirë në botë. Vetëm gjatë këtij viti, Toni me ekip ia sollën Kosovës dhjetëra medalje ndërkombëtare, ndër to edhe dy medalje Olimpike. Prandaj, ky epitet, mëse i merituar për të dy sportistët tanë elitarë, u bën nder jo vetëm Tonit e Distrias, por tërë Kosovës. Shumë i lumtur e krenar për ju, kampionë! 🇽🇰

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.