Memli Krasniqi: Përjetësisht mirënjohës për veprën e Faruk Begollit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ikonën e teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli, në 15 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Krasniqi në një postim në Facebook, është shprehur se në kujtesën tonë kolektive, Faruk Begolli mbetet një ndër njerëzit më pasionant për artin.

"Ai vuri themelet e Teatrit “Dodona” në Prishtinë dhe kontribuoi jashtëzakonisht shumë në krijimin e Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës", shkruan ai.

Në vitin 2013, Memli Krasniqi si Ministër i Kulturës kishte nderuar Faruk Begollin me Çmimin Kombëtar ‘Bekim Fehmiu’.

"Jam krenar që kur isha Ministër i Kulturës, në vitin 2013, profesori Faruk ka qenë figura e parë që ia kemi ndarë post-mortem Çmimin Kombëtar ‘Bekim Fehmiu’ për Vepër Jetësore në Kinematografi. Përjetësisht mirënjohës për veprën e artistit tonë të madh, profesorit të shquar e personalitetit të papërsëritshëm - Faruk Begolli!", shkruan lideri i PDK-së.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.