Memli Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin në pesë vjetorin e vdekjes

Kryetari i Partisë Demokratike tē Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot në pesë vjetorin e vdekjes, ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se për gjeneratën e re të aktivistëve e politikanëve, dr. Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut.

“Doktor Bajrami, si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor – ishte shembull për tu ndjekur”, tha Krasniqi.

Ai tha se trashëgimia politike dhe atdhetare e dr. Bajram Rexhepit, në të gjitha vitet e tij në shërbim ndaj vendit, si Mjek, Kryeministër, Kryetar i Komunës dhe Ministër i Punëve të Brendshme, kanë vetëm një emërues të përbashkët: shërbim ndaj qytetarëve!

“Të tillë, të përkushtuar dhe të drejtë, do ta kujtojmë përherë njeriun tonë të mirë, familjarin e dashur e politikanin e vendosur.

Përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona, Doktor!”, tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/588963965935671/?sfnsn=mo


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.