Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e Betejës së Koshares, ka theksuar se 9 Prilli i vitit 1999 shënon ndër datat më të lavdishme të UÇK-së dhe një ndër fitoret më të mëdha ndaj ushtrisë pushtuese serbe e jugosllave.
"23 vjet më parë, çizmet e luftëtarëve të Brigadës "138", nën komandën e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që për një shekull i kishte ndarë dy shtetet tona, ka cekur Krasniqi.
Postimi i plotë:
9 prilli i vitit 1999, dita kur filloi Beteja e Koshares, shënon një ndër datat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër fitoret më të mëdha ndaj ushtrisë pushtuese serbe e jugosllave.
23 vjet më parë, çizmet e luftëtarëve të Brigadës "138", nën komandën e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që për një shekull i kishte ndarë dy shtetet tona. Operacioni "Shigjeta" do të mbahet mend edhe për fundin e kësaj padrejtësie 100 vjeçare.
Nderimet më të larta për dëshmorët dhe veteranët e Betejës së Koshares, që me luftën e tyre i dhanë vulë lirisë, që ne sot e gëzojmë.